AKTUALITET, 1 Qershor 2018, 12:39

FOTO/ Pas lajmit për survejimin e Bashës dhe familjes së tij, deputetët e PD-së shkojnë në polici

Pas lajmit se kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe familjarë të afërt të tij po mbahen në survejim nga segmente të Policisë Operacionale, deputetë të PD-së janë parë të futen në godinën e policisë.

Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas ketij lajmi, gjate dites se sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur me urgjence drejtuesit e PD dhe te grupit parlamentar pas lajmit për survejimin e paligjshëm nga policia te kreut te opozitës dhe familjes se tij.

Ndërkohë pas një takimi në PD mes deputetëve të kësaj partie, nënkryetari Paloka, nënkryetari i Komisionit te Sigurisë Noka dhe kryetari i Komisionit ‘Tahiri’, Alibeaj po shkojnë ne Drejtorinë e Përgjithshme te Policisë.