AKTUALITET, 1 Qershor 2018, 11:54

Përgjimi nga Policia i kreut të opozitës, Basha mbledh me urgjencë drejtuesit e PD-së

Përgjimi nga Policia i kreut të opozitës, Basha mbledh me

Kreu i Partisë Demokratike ka mbledhur drejtuesit e Partisë Demokratike dhe të grupit parlamentar pas lajmit për survejimin e paligjshëm nga policia të kreut të opozitës dhe familjes së tij.

Mësohet se në takim janë nënkryetarët e partisë Edmond Spaho, Edi Paloka dhe nënkryetarët e komisionit të ligjeve dhe sigurisë, Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka si dhe deputetët Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri dhe Ervin Salianji.