TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në Fier.
Policia sqaron se ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 në lagjen “1 Maji”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Parkut”.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja pistolete.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.
Informacioni i policisë Fier
Në datën 05.11.2017, rreth orës 18:45, në lagjen “1 Maji”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Parkut” një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të derës së një lokali dhe është larguar.
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja arme zjarri tip pistoletë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.