TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet, ego e këtij lojtari e shtyn gjithnjë në limite duke vendosur rekorde të njëpasnjëshme sa herë zbret në fushë.
Pas “pushtoi” evropën, duke thyer rekordin e Platini, si golashënuesi më i mirë në historinë e evropianet, ylli portugez e sheh vetën edhe në majën e botës, me 109 gola barazoi Ali Daei, si golashënuesi më i mirë në botë me fanellën e Kombëtares.
Pesë gola në tre ndeshje, Ronaldo kryeson bindshëm edhe garën për “Këpucën e Artë” në këtë “Euro2020”, askush nuk ka bërë më mirë se sa portugezi.
Ronaldo do të përballet me rivalin e tij më të madh në fazën e 1/8, me Romelu Lukakun, sulmuesin që diskutojë “Këpucën e Artë” edhe në Serie A, ndërsa këtë herë e gjen përballë me Belgjikën.
“Bomberi” i Inter gjithashtu po kalon një formë shumë të mirë, me tre gola në fazën e grupeve, kjo pritet të jetë një tjetër sfidë brenda sfidës.
Dyshen Ronaldo-Lukaku e ndjekim edhe lojtarë të tjerë si Emil Frosberg i Suedisë me tre gola, Patrik Schick i Republikës Çeke me tre gola, Wijnaldum i Holandës me tre gola dhe Robert Lewandowski me tre gola, por sulmuesi polak i dha fund aventurës në këtë “Euro2020”.