TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjermania dhe Hungaria do të luajnë sot një ndeshje të rëndësishme në grupin F. “Pancerat” duan të sigurojnë kualifikimin, teksa hungarezët do të kërkojnë të bëjnë mrekullinë, ashtu siç ndodhi në vitin 1954 kur Gjermania qepi yllin e parë në fanellë apo dhe kohën kur ish-legjenda, Lotar Mateus mundi Gjermaninë e tij kur drejtonte Hungarinë.
Cilat janë 10 faktet që duhet të dini për përballjen e sotme në “Allianz Arena”:
– Nën drejtimin e Jogi Lëvit, Gjermania është ndeshur dy herë me Hungarinë. Të dyja këto takime janë fituar nga skuadra gjermane. Në 2016, Gomez dhe Myler mundën hungarezët në një ndeshje miqësore para Europianit. Më 29 maj 2010 fitoi 3-0 në Budapest testin para Botërorit në Afrikë.
-Humbja e fundit ndaj Hungarisë daton më 6 qershor 2004. Në ndeshjen miqësore të luajtur në Kaiserslautern përpara Europianit të 2004-ës, Lotar Mateus që drejtonte hungarezët mundi Gjermaninë, e cila drejtohej nga Rudi Fëler.
– Ndeshja e fundit zyrtare midis këtyre dy skuadrave është finalja e Kupës së Botës në vitin 1954. Gjermanët fituan papritur me rezultatin 3-2 edhe pse nuk ishin favoritë. Kjo ndeshje solli edhe Kupën e parë të Botës dhe yllin e parë në fanellën e Gjermanisë. Ndryshe kjo sfidë kujtohet me “Mrekullia e Bernës”.
– 31 herë janë ndeshur këto dy skuadra në miqësore. 12 ndeshje kanë fituar gjermanët, 9 hungarezët dhe 10 sfida kanë përfunduar në barazim.
– Hungaria ka arritur që në shtatë ndeshjet e fundit të mos shënojë asnjë gol ndaj Gjermanisë. Në foto është sulmuesi Szalai që ndalet nga Nojer në ndeshjen e fundit miqësore.
– Me Roland Salain (Fraiburg), Adam Orban (Lajpcig) Peter Gulaski (Lajpcig) Adam Szalai (Mainc), Uilli (Lajpcig) ( Hungaria kërkon të mposhtë Gjermaninë)
– Për herë të tretë radhazi gjermanët do të luajnë në një stadium në një kampionat Europian. Hera e fundit që kjo ndodhte ishte në 1996. Atëherë skuadra gjermane i luajti të gjitha ndeshjet e grupit në “Old Trafford”. Në fund “Pancerat” fituan turneun, ishte Europiani i fundit për skuadrën gjermane. Në ndeshjet e grupit ishte Andi Mëler ai që shënoi më shumë gola për gjermanët.
– Katër lojtarë luajnë në Bundesligë dhe njohin mirë skuadrën gjermane, madje katër lojtarë të Gjermanisë dhe Hungarisë janë shokë skuadre te Lajpcigu, portieri Peter Gulaski dhe Ulli Orban. Bëhet fjalë për Maresl Halstenberger, Lukas Klosterman.
– Trajneri aktual i Hungarisë, Marko Rosi, luajti në sezonin 1996-‘97, 14 ndeshje në Bundesligën e dytë për Aintrahtin e Frankfurtit.
– Adam Szalai është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje për Hungarinë në një turne të madh. Me gjashtë ndeshje në total, asnjë lojtar aktual hungarez nuk ka kaq shumë paraqitje sa ai.