SPORT, 15 Prill 2020, 15:00

Ervin Skela rikthehet tek Eintracht Frankfurt, emërohet trajner i U-17

Ervin Skela rikthehet tek Eintracht Frankfurt, emërohet trajner i U-17

Ish-mesfushori i Kombëtares, Ervin Skela, është graduar me një detyrë të re. 43 vjeçari do të jetë trajneri i ri i skuadrës së 17-vjeçarëve të Eintracht Frankfurt. Lajmi publikohet nga disa portale gjermane, që theksojnë se drejtuesit e klubit i kanë dhënë besim Skelës për të stërvitur një prej skuadrave zinxhir të Frankfurtit.

Më parë Skela, është pajisur me licencën e trajnerit në Shqipëri, licencë që njihet edhe në Gjermani pasi ka drejtuar më parë skuadrën e 17-vjeçarëve të Hessen. Skela mendon se kjo periudhë e ndihmon atë të mësojë dhe të kuptojë se deri ku mund të arrijë në këtë profesion.

Vlonjati nuk dëshiron të marrë hapa të gabuar që në fillim. Kujtojmë që Skela është aktivizuar me klubin gjerman nga viti 2001 deri në 2004-ën duke shënuar 26 gola