AKTUALITET, 4 Shtator 2019, 17:24

Basha me zyrtarin e DASH: ‘Fund kapjes së shtetit, forcimi i partneritetit me SHBA-të’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar një takim të hapur edhe konstruktiv atë me David Kostelancik, drejtori i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit për Europën Qendrore dhe Jugore.

‘Diskutim shume i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, Drejtori i ri i Zyrës së Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Në fokus, fund pandëshkueshmërisë së politikanëve, rikthim i Sundimit të Ligjit, dhënje fund kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SHBA.’