AKTUALITET, 5 Mars 2020, 13:15

“Drejtësi skandaloze”, Henri Çili hedh poshtë akuzat: Do të kërkoj dëmshpërblim

“Drejtësi skandaloze”, Henri Çili hedh poshtë


Botuesi dhe analisti Henri Çili hodhi akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë, teksa doli në një konferencë për shtyp për të sqaruar të vërtetën e arrestimit të tij.

Çili tha se kemi një sistem skandaloz drejtësie, dhe se drejtësia është në gjendje alarmante, për të cilën duhen shqetësuar të gjithë shqiptarët. Duke u shprehur se nuk është viktimë e politikës, botuesi hodhi poshtë të gjitha akuzat që Prokuroria ka ngritur ndaj tij, duke shtuar se SPAK do të nxjerrë të vërtetën.

Pjesë nga deklarata e Çilit:

Dhurimi i 2 njësive të shërbimit nga sipërmarrësi Seit Fishta është bërë me vullnet të lirë, janë paguar taksat. Kemi folur me Fishtën për ide dhe projekte. Kam marrë shkas nga një prej klientëve të mi, por konteksti dhe dhurimi nuk lidhen fare. Hapat e mëtejshëm, sigurisht që do apeloj masën ‘detyrim paraqitje’, do kërkoj pafajësinë dhe dëmshpërblimin.

Si qytetar, unë mendoj se çdo shkelje e ligjit duhet të marrë dënimin e merituar, aq më tepër vrasja e një polici në krye të detyrës, por kjo duhet bërë në respektim të ligjit.

Nuk jam viktimë e ndonjë procesi politik,, nuk jam i bindur se çështja duhet drejtuar politikisht. Kemi të bëjmë me një sistem skandaloz drejtësie. Gjyqtarët që kanë dhënë vendimin janë të pakaluar në vettingu, kemi një protagonizëm të sëmurë drejtësie. Kjo çështje nuk shërben si bilanc i luftës ndaj krimit dhe korrupsionit.

Marrëdhëniet e mia personale janë objekt i plotë i privatësisë. Çdo veprim imi për të mbështetur financiarisht, moralisht apo dhurim brenda ligjit është vullnet i imi personal, nuk kam kryer asnjë veprim në kundërshtim me ligjin. Mendoj se veprimi i lirë, përfshirë dhe studion ligjore, është në interes të publikut. Veprimtaria ime është frymëzuar nga respektimi i plotë i ligjit. Drejtësia është në gjendje alarmante dhe për këtë duhemi shqetësuar.

Do keni besim te SPAK?

Nuk kam asnjë informacion që jam viktimë e një procesi politik. është shumë mirë që çështja ka ardhur në SPAK, ku të paktën do ta shohim, kemi tepër besim në profesionalizimin, kompetencën dhe minimalisht kemi prokurorë ose gjykatës të vettuar. Jam i bindur për pafajësinë time dhe sistemi do ta konfirmojë këtë, sepse e gjitha ndërtohet mbi diçka që nuk ekziston. Kur një Gjykatë e Lartë nuk ekziston është absurde të mendohet ushtrimi i ndikimit tim. Është logjike të kërkohet përshpejtimi i çështjeve nga studiot ligjore. Por, unë nuk kam takuar askënd për asgjë. Unë do përpiqesha që ajo të ishte çështja e parë e Gjykatës së Lartë.

Për çështjen e Yzeirajt është marrë prokurorë, është marrë dosja dhe është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Kurse çështja tjetër jo, se ishte krejt tjetër, kishte kohë.

Unë nuk kam marrë asnjë njoftim nga askush, që ishte një urdhër ndalimi, sepse nëse do të kisha marrë, minimalisht do të kisha bërë një përpjekje për të bërë diçka tjetër.

Lidhur me familjarët, dua ta inkuadrojë në një kuadër krejtësisht privat.

Është e vërtetë që kontakti me sipërmarrësin Fishta është realizuar, por pas bisedës, janë disa takime krejt të lirshme, legale, në ambiente publike, biseda në telefon, bashkëpunimi ka devijuar në një plan tjetër, që do të thotë si institucione mund të bashkëpunonim për të ardhmen. Pra, çfarë fshehje ka të dhurosh një pronë të ligjshme. Ne kemi paguar taksën e dhurimit, nuk ka dëm as shoqëria në këtë.

A keni premtuar lirim nga burgu?

Pyetja nuk ka kuptim. Çdo studio ligjore ka qëllim t’iu japë klientëve të tyre dënimin më të lehtë ose lirimin, nëse është e mundur. Unë kam qëllimin të ecë dhe të siguroj klientë. Por, unë nuk kam premtuar asgjë.

Ku bazohet dashakeqësia e akuzës për të ngritur akuza kaq të mëdhaja ndaj jush, që ju i hidhni poshtë?

Dy parime, ne dimë që drejtësia ka gabime të mëdha, deri te dënimet me vdekje. Pra, sistemi i gjithi mund të ndërtohet mbi një keqkuptim. Ju e dini tragjedinë e Shekspirit me shaminë e Desdemonës, cili është shkaku pres ta mësoj. Takimi me një zyrtar të drejtësisë nuk ekziston. Ka një keqkuptim.