TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duke folur edhe njëherë për KÇK në parlament kryeministri Rama nuk ka lënë pa përdorur ngritjen e topit që i bëri ambasadorja amerikane, për interesat e tij politike. Teksa ka përmendur presidentin Meta të cilin e quajti “Vojo amerikani që do kthejë shqiptarët në atdhe” (duke iu referuar dëshmorit Vojo Kushi që i vuri gjoksin topit), Rama nuk ka haruar të thotë se ai e puthi flamurin amerikan pa leje.
Të hënën pas mitingut të presidentit, ambasadorja amerikane u distancua nga shfaqja e tij me flamurin e SHBA.
“E surprizuar të shikoja flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, ne duam të sqarojmë se teksa SHBA mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”, shkruajti Yuri Kim.
Pikërisht këtë deklaratë ka përdorur sot Rama sot në parlament, njësoj sikur thoshte para tre vjetëve: “në shqipëri nuk mbillet kanabis se ndryshe do fliste ambasadori amerikan”
Lapsi.al