AKTUALITET, 26 Qershor 2020, 10:22

Sërish shifra të larta, konfirmohen 77 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit

Sërish shifra të larta, konfirmohen 77 raste pozitive me koronavirus


Vijon të mbetet e lartë shifra e infektimeve nga koronavirusi në vendin tonë.

Burimet bëjnë me dije për “BalkanWeb” se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 77 persona.

Kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan 78 raste pozitive, ndërsa shifra më e lartë në vendin tonë u regjistrua pak ditë më parë me 82 të infektuar.

Gjatë ditëve të fundit, përveç shifrave të larta të infektimeve, ka pasur edhe shtime të reja në Spitalin Infektiv.