TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Jashtëm italian, Di Maio, zhvilloi biseda telefonike me kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Ministri di Maio, gjatë të dy bisedave telefonike, shprehu vlerësimin e tij për marrëveshjen e arritur deri tani nga forcat politike për reformën zgjedhore si dhe ftoi të dy liderët t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje për miratimin e ligjit në parlament përpara pushimeve verore.
“Çështjet që ende duhen diskutuar janë të rëndësishme, por po kaq e rëndësishme është ruajtja e një fryme konstruktive si dhe të qenit të hapur për dialog”. Miratimi i një ligji të ri zgjedhor konfirmon faktin se të dy palët mund të punojnë së bashku për arritjen e objektivave të përbashkëta”, u shpreh di Maio.
Gjatë bisedës me Ramën, Di Maio nënvizoi rëndësinë e kushteve për anëtarësimin në BE, ndërsa kërkoi realizimin sa më shpejt të reformës në drejtësi. Sipas tij, realizimi sa më shpejt i kësaj reforme do të ndikojë edhe në klimën e biznesit në vendin tonë.
Njëkohësisht Di Maio përgëzoi Ramën për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integtimit, duke theksuar se dëshmoi seriozitetin dhe vendosmërin e Shqipërisë në rrugën e afrimit me BE, si dhe e falenderoi për stafin e mjekëve që dërgoi Shqipëria në Itali gjatë krizës së pandemisë
Ndër të tjera, Di Maio propozi aktivizimin sa më shpejtë të Komisionit Ekonomik të Përbashkët Itali-Shqipëri, i cili do t’i japë shtysën e duhur rritjes së investimeve mes dy vendeve.
Nga ana tjetër Di Maio inkurajoi Bashën, që të punojë në mënyrë aktive për arritjen e objektivave të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Realizimi i objektivave të përbashkëta në të mirën e Shqipërisë duhet të përqafohet nga të gjitha forcat politike pavarësisht dallimeve mes tyre” u shpreh di Maio.