AKTUALITET, 5 Mars 2019, 14:32

Dhunë në protestën e 16 marsit? Ja si përgjigjet Basha

Dhunë në protestën e 16 marsit? Ja si përgjigjet Basha

I pyetur nëse protesta e radhës do të ketë akte dhune, Lulzim Basha tha për mediat se opozita do të vazhdojë protestat paqësore, por asnjë digë nuk e mban dot zemërimin e popullit.

Më datë 16 është takimi i popullit para Kryeministrisë. Do kemi një protestë edhe më të madhe.”

Edi Rama e ka frikë popullin ndaj mund t’i japë zgjidhje politike krizës duke u larguar një orë e më parë. Opozita do vazhdojë protestat paqësore por asnjë digë nuk e mban dot zemërimin popullor”, u shpreh Basha.