AKTUALITET, 5 Mars 2019, 12:56

Basha sposton turmën te KQZ: Të dorëzojmë qindra mandate

Basha sposton turmën te KQZ: Të dorëzojmë qindra mandate

Pas rreth 2 orë e gjysmë protestë tek parlamenti, kryedemokrati Lulzim Basha iu ka kërkuar protestuesve të shkojnë së bashku drejt KQZ-së, ku sipas tij do dorëzohen qindra mandate.

KQZ ndodhet pranë katedrales ortodokse, ku nuk ka prani policie.

Më herët ka pasur flakë e tym tek parlamenti, protestuesit i vunë zjarrin gomave dhe karikaturave të bëra për kryeministrin Edi Rama dhe zona e protestës është mbuluar nga tymi.