TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia e Demokratëve Evropianë (PDE/EDP) ka reaguar lidhur me pamjet e dhunës ndaj protestuesve në Tiranë, duke publikuar edhe rastin e qytetarit Lulzim Gjini, i cili, sipas deklaratës së saj, është dhunuar nga policia gjatë protestave studentore.
Në reagimin e saj, PDE/EDP shprehet se pamjet që vijnë nga Tirana janë gjithnjë e më shqetësuese. Partia ka publikuar gjithashtu momentin kur efektivë të forcave “Shqiponja” godasin me shkop gome një qytetar, të identifikuar si Lulzim Gjini.
“Ai u rrah brutalisht me shkopinj gome”, thuhet në deklaratë, ku më tej PDE thekson se, si pasojë e dhunës, protestuesi ka pësuar brinjë të thyera, fraktura në kafkë dhe hematoma.
PDE/EDP ia adreson përgjegjësinë politike kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar që ai të mbajë përgjegjësi për atë që partia e cilëson si dhunë çnjerëzore ndaj protestuesve paqësorë.
“Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dhunën çnjerëzore të ushtruar ndaj protestuesve paqësorë. Çdo akt shtypjeje, çdo sulm ndaj lirive themelore, e largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga Evropa”, theksohet në reagimin e demokratëve evropianë.
Demokratët Evropianë: Pamjet që vijnë nga Tirana bëhen gjithnjë e më shqetësuese çdo ditë. Burri në këtë video është Lulzim Gjini. Prej muajsh, ai ka dalë në rrugë së bashku me qindra mijëra shqiptarë. I paarmatosur dhe duke u larguar nga policia, ai u rrah brutalisht me shkopinj gome. Ai pësoi brinjë të thyera, fraktura në kafkë dhe hematoma. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dhunën çnjerëzore të ushtruar ndaj protestuesve paqësorë. Çdo akt shtypjeje, çdo sulm ndaj lirive themelore, e largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga Evropa.