TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka publikuar këngën më të fundit, e cila nga vargjet duket si një dedikim për ish-të fejuarën e tij Keisin.
“Thonë se dashuria është një lojë e humbur, unë besova në dashuri kur isha adoleshent shumë i humbur… Të harrosh dikë që e ke dasht është njësoj sikur mos me e pas njoft asiher…”, një pjesë nga kënga e reperit.
Kënga ka marrë mijëra klikime, por si duket vëmendjen akoma do e marrin mesazhet e koduara të dyshes.
Pas dedikimit të këngës nga Stresi bukuroshja ka postuar një pjesë nga kënga duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Urime dhe suksese”.
Po ashtu ish-e fejuara ka publikuar dhe një video ku shfaqet duke kënduar dhe shijuar këngën e Stresit, që duket i ka pëlqyer shumë.
Dyshja si duket do i vazhdojnë mesazhet e koduar me njëri-tjetrin.