LIFESTYLE, 24 Janar 2020, 18:00

“Jam kokë e këmbë brenda”- Rudina Dembacaj flet për lidhjen me Mark Frrokun: Gjeta gjithë vetitë burrërore të babait tim te ai. Isha singel kur…

“Jam kokë e këmbë brenda”- Rudina Dembacaj flet


Aktroja e Humorit, Rudina Dembacaj ka folur për herë të parë për marrëdhënien e shumë përfolur me ish-deputetin Mark Frroku.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Dembacaj tha se me Frookun ishte dashuruar kur ishte single dhe se ishin njohur prej kohësh për shkak të biznesit.

Ajo tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe familjen e ish-deputetit dhe fëmijët e tij. E pyetur nëse do të shkojnë drejt martesës, aktorja u shpreh se nuk ishte pjesë e planeve të afërta, por shtoi se ata janë të dashuruar dhe se patjetër që ajo ditë do të vijë.

Isha single kur u dashurova me Mark Frokkun. Gjeta gjithë vetitë burrërore të babait tim te ai. Me nënën e Mark Frrokut jam një shoqe shumë  e mirë që tani. Nuk kam zgjedhur jetën më të mirë që mund të zgjidhte dikush, kam zgjedhur të jetoj me dashur. Sa herë u drejtohem fëmijëve të Markut, mendoj, si dua t’i drejtohet dikush fëmijës tim. Viktoria e ka njohure Markun prej kohësh sepse e kam njohur prej kohësh, që kur filloi të punonte për biznesin, Viktoria është njohur gradualisht me Viktorian”, u shpreh Rudina.

Keni në plan të martoheni me Markun?

Po shijojmë dashurinë, por na ha shumë kohë edhe biznesi. Për fatin tim të  mirë edhe Marku e quan fat edhe unë e quaj fat, unë e dashuroj Markun dhe sigurisht që do martohemi. Nuk është që kemi diskutuar pa fund për këtë, ne e kemi marrëdhënien familjare që tani, por sigurisht që do martohemi.