TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-banorja e Big Brother, e cila fitoi shumë famë në Kampionatin Europian të futbollit “Francë 2016, Rike Roçi ka konfirmuar lidhjen e saj me boksierin shqiptar Kristian Prengën.
Prej kohësh është përfolur në media se ata ishin në një lidhje, por çifti nuk e kishte pranuar deri sot.
Ishte Rikja që me anë të një postimi në Instagram zbuloi gjithçka.
Duke i shprehur dashurinë, ajo i uroi ditëlindjen partnerit të saj.
Rike u shpreh se boksieri është njeriu me zemrën më të madhe që ka njohur.
Ndërsa shton në urimin e saj: “Të uroj që Zoti të ndriçoj jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe, gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin.”
Ndërsa postimin ajo e shoqëroi me një foto të të dyve, ku Kristi shihet i ulur mbi makinë duke përqafuar Riken.
