BOTA, 12 Maj 2024, 22:16

Zhvillime dramatike në Rusi, Putin zëvendëson ministrin e Mbrojtjes

Zhvillime dramatike në Rusi, Putin zëvendëson ministrin e

Presidenti Vladimir Putin ka zëvendësuar ministrin e tij të mbrojtjes dhe aleatit afatgjatë, Sergei Shoigu. Andrei Belousov do të zëvendësojë Shoigu si ministër i Mbrojtjes, ndërsa Sergei Lavrov do të mbetet në detyrë si ministër i Jashtëm.

Sipas mediave të huaja, vendimi i presidentit rus vjen më shumë se dy vjet pas luftës në Ukrainë. Mediat raportojnë se kjo është bërë e ditur të dielën dhoma e lartë e parlamentit rus.

Shoigu ka shërbyer si ministër i mbrojtjes që nga viti 2012. Po sot ai është emëruar nga presidenti Vladimir Putin në një tjetër detyrë të rëndësishme.

Sipas mediave të huaja, ai është emëruar si sekretar i Këshillit të Sigurimit Rus, post që më parë mbahej nga Nikolai Patrushev, i cili pritet të ngarkohet me një tjetër detyrë nga lideri rus.