TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur për mundësinë e një takimi trepalësh me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste për Fox News, ku shprehu shpresën që të dy palët të tregojnë gatishmëri për fleksibilitet në negociata.
Gjatë intervistës, Trump zbuloi se një ditë më parë kishte komunikuar në telefon me Putinin, pas kontakteve në Shtëpinë e Bardhë.
“Shpresoj që sjellja e tij të jetë e mirë,” tha ai, duke shtuar megjithatë se “nëse jo, atëherë do të kemi një situatë të vështirë… mund të ndodhë që ai të mos dëshirojë të arrijë një marrëveshje.”
Duke folur për presidentin ukrainas Zelensky, Trump theksoi: “Shpresoj që të bëjë atë që duhet të bëjë”, por shtoi se është e domosdoshme që ai të tregojë fleksibilitet në tryezën e negociatave.
Ai gjithashtu nënvizoi se Ukraina nuk duhet të kishte vendosur kurrë në tryezë çështjen e anëtarësimit në NATO.
Trump sqaroi se nuk pret që dy liderët të bëhen “miqtë më të mirë”, por nënvizoi se “janë ata që duhet të marrin vendimet”.
“E kam rregulluar me Putinin dhe Zelenskyn, dhe e dini, ata janë ata që duhet të marrin vendimet, ne jemi 7.000 milje larg. Fola me presidentin Putin dhe po përpiqemi të organizojmë një takim me presidentin Zelensky dhe do të shohim çfarë do të ndodhë. Nëse gjithçka shkon mirë dhe ia dalim, atëherë do të shkoj në takimin trepalësh për të mbyllur çështjen,” u shpreh ai, duke shtuar se sipas tij, Putini dhe Zelensky “po shkojnë pak më mirë nga sa priste”.
“Besoj se po shkojnë pak më mirë nga ç’prisja, përndryshe nuk do të kisha organizuar takimin dypalësh. Do ta kisha çuar direkt në trepalësh, por mendoj se gjërat po shkojnë pak më mirë. Ka pasur një armiqësi të madhe,” tha presidenti amerikan.
I pyetur nëse SHBA do të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë, Trump ishte i prerë: “Kjo nuk do të ndodhë. E keni garancinë time,” u përgjigj ai.