BOTA, 19 Gusht 2025, 10:03

Vendimi/ DASH revokon vizat për mbi 6 mijë studentë, disa protestuan pro-Palestinës, të tjerët…!

Vendimi/ DASH revokon vizat për mbi 6 mijë studentë, disa

Departamenti Amerikan i Shtetit ka revokuar më shumë se 6 mijë viza studentore ndërkombëtare për shkak të shkeljeve të ligjit dhe qëndrimit jashtë afatit të lejuar, njofton BBC.

Sipas Departamentit, shumica e shkeljeve përfshijnë: sulme, drejtim nën ndikimin e alkoolit, vjedhje dhe “mbështetje për terrorizëm”.

Ky veprim ndodh ndërsa administrata e Trump vijon goditjen e imigracionit dhe kontrollet mbi studentët e huaj.

Departamenti i Shtetit nuk ka dhënë detaje të sakta se çfarë nënkuptohet me “mbështetje për terrorizëm”, por disa nga studentët që kanë qenë objekt i këtyre masave, kanë protestuar në mbështetje të Palestinës.

Ekspertët thonë se kjo politikë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në komunitetin e studentëve ndërkombëtarë në SHBA, duke krijuar shqetësime mbi të drejtat e tyre dhe mundësitë e studimit në vend.

Departamenti Amerikan i Shtetit nënvizon se masat janë të nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe për të siguruar që studentët ndërkombëtarë të respektojnë ligjet amerikane gjatë qëndrimit të tyre.