BOTA, 13 Mars 2023, 18:55

Trump: Soros shpenzoi 1 mln dollarë për zgjedhjen e prokurorit që po përpiqet të më shkatërrojë

Trump: Soros shpenzoi 1 mln dollarë për zgjedhjen e prokurorit që

Javën e kaluar, mediat amerikane raportuan se një prokuror i rrethit të Manhatanit në Nju Jork mund të ngrejë padi ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas medieve, prokurori Alvin Bragg e akuzon Trump se ka paguar para për të blerë heshtjen e pornostares Stormy Daniels.

Ndërkohë, një nga avokatët e Donald Trump tha se ai nuk ka ndërmend as të dëshmojë dhe as të bashkëpunojë me këtë hetim. “Ne nuk kemi në plan të marrim pjesë në këtë procedurë,” tha avokati Joe Tacopina.

Sipas tij, Bragg po e përdor zyrën e tij si një armë kundër Donald Trump. “Bragg është fajtor për sjellje të papërshtatshme prokuroriale,” tha ai.

Edhe vetë ish-presidenti amerikan tha se kjo është gjueti shtrigash, që ka për qëllim ta pengojë atë në garën elektorale të vitit 2024.

“Nuk kam bërë asgjë gabim, nuk kam pasur kurrë një aferë me Stormy Daniels dhe as nuk kam dashur ndonjëherë një aferë me Stormy Daniels,” tha Trump.

Sipas tij, Bragg është një prokuror i mbështetur nga miliarderi majtist, George Soros.

“Të dhënat publike tregojnë se George Soros shpenzoi 1 milionë dollarë për të zgjedhur Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, i cili po përpiqet që të më shkatërrojë,” tha Trump.