BOTA, 13 Qershor 2024, 11:35

Stoltenberg: Pres që Franca të qëndrojë besnike ndaj NATO-s

Stoltenberg: Pres që Franca të qëndrojë besnike ndaj NATO-s

"Unë pres që Franca të mbetet një aleate besnike e NATO-s në të ardhmen."

Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kur hapi takimin ministror të mbrojtjes në Bruksel.

“NATO është një aleancë prej 32 anëtarësh, shpesh kemi zgjedhje dhe shpesh më pyesin nëse qeveria e re do të jetë në favor të NATO-s.

Këtë duhet ta vendosin votuesit, por përvoja thotë se në fund aleatët kanë qëndruar gjithmonë të bashkuar sepse është në interes të vetë vendeve", tha Stoltenberg.