TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktiviteti i lundrimit “Sail Amsterdam 2025” është hapur zyrtarisht me një flotilje ku morën pjesë qindra anije të mëdha historike me vela.
Dhjetëra mijëra spektatorë, si nga bregu ashtu edhe mbi varkat shoqëruese, ndoqën anijet e zbukuruara që vinin nga mbarë bota teksa kalonin përpara tyre.
Sipas organizatorëve, ky është aktiviteti më i madh detar në botë dhe zhvillohet çdo pesë vjet.
Parada nisi nga porti i IJmuiden në Detin e Veriut dhe vazhdon përgjatë kanalit të Detit të Veriut, rreth 20 kilometra i gjatë, deri në Amsterdam.
Këtë vit “Sail Amsterdam” shënon edicionin e 10-të saj. Aktiviteti u organizua për herë të parë 50 vite më parë, për të festuar 700-vjetorin e kryeqytetit holandez.
Në kuadër të 750-vjetorit të qytetit, festimet janë veçanërisht madhështore. Organizatorët presin mbi 2 milionë vizitorë gjatë aktivitetit, i cili zgjat deri të dielën.