TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kancelari gjerman Olaf Scholz në një deklaratë është shprehur se është në interes të Gjermanisë dhe Europës që pjesa e Ballkanit të bashkohet në BE.
“Është në interesin tonë gjerman dhe evropian që pjesa tjetër e Ballkanit të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Scholz duke folur para parlamentit në Berlin.
Scholz vlerësoi gjithashtu vendimin e ministrave të brendshëm të vendeve anëtare të BE-së për të pranuar Kroacinë në zonën Shengen dhe shtoi se Bullgaria dhe Rumania gjithashtu duhet të lejohen të anëtarësohen.
Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, shtoi Scholz duke u shprehur se përpjekjet e Hungarisë për të minuar vlerat e BE-së duke bllokuar masat e politikës së jashtme do të dështojnë.
Mbështetja për Ukrainën, përfshirë sanksionet kundër Rusisë do të intensifikohet ndërsa Presidenti Vladimir Putin vazhdon luftën e tij kundër Kievit, përfundoi Scholtz