TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit të tyre deri në futjen në grevë urie.
Kjo për shkak se atyre u janë ulur pagesat që përfitojnë nga shteti në muaj, si persona pjesë të grupit të tetraplegjikëve.
Nga sot, disa pjesëtarë të shoqatës së invalidëve kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë urie, teksa thonë se nuk mund të përballojnë jetesën me kushtet e tyre ekonomike.
Shoqata e personave me aftësi ndryshe thotë se një pjesë të invalidëve u është përgjysmuar pagesa e ndihmës, ndërsa për një pjesë tjetër është hequr totalisht.
Në total janë rreth 250 persona me aftësi ndryshe që janë prekur nga këto ndryshime.