TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zyra presidenciale e komunikimit e Turqisë e quajti sulmin e sotëm izraelit ndaj spitalit Nasser, “një sulm ndaj lirisë së shtypit dhe një tjetër krim lufte”.
Të paktën 20 persona kanë vdekur në sulm, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, përfshirë pesë të tjerë të lidhur me agjenci si Reuters, AP dhe Al Jazeera.
“Izraeli, i cili vazhdon mizoritë e tij pa marrë parasysh asnjë parim humanitar ose ligjor, është nën iluzionin se mund të parandalojë zbulimin e së vërtetës përmes sulmeve të tij sistematike ndaj gazetarëve”, tha Burhanettin Duran, kreu i drejtorisë së komunikimit, në një postim në mediat sociale.
“Është e nevojshme që të gjithë ata që kanë ndërgjegje, bashkësia ndërkombëtare dhe organizatat të ngrenë zërin e tyre më fort dhe të ndalojnë këtë gjenocid, i cili do të shkruhet si një faqe e errët në historinë njerëzore, sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Duran.
Në anën tjetër, Sekretari i Jashtwm britanik, David Lammy ka thënë se është “i tmerruar” nga sulmi i Izraelit në spitalin Nasser. /Telegrafi/
Horrified by Israel’s attack on Nasser hospital. Civilians, healthcare workers and journalists must be protected. We need an immediate ceasefire.
— David Lammy (@DavidLammy) August 25, 2025