TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Agjencia e OKB-së për refugjatët deklaron se situata në Ukrainë po përkeqësohet ndërsa iu bëri thirrje vendeve fqinje të saj që t’i mbajnë kufijtë e tyre të hapur për ukrainasit që kërkojnë një strehë të sigurt.
“Ne kemi parë tashmë raporte për viktima dhe njerëz që kanë filluar të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri”, -thotë Filippo Grandi, komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët. Disa vende evropiane në kufi me Ukrainën po përgatiten tashmë për ardhjen e refugjatëve që ikin nga pushtimi rus.
Polonia po krijon pika pritjeje në kufirin e saj dhe spitalet po ashtu po përgatisin shtretër për ukrainasit e plagosur, thotë ministria e Shëndetësisë e atij vendi. Hungaria dhe Sllovakia thonë se janë gati të mirëpresin refugjatët dhe po dërgojnë trupa shtesë për të menaxhuar fluksin e mundshëm në kalimet shtesë të vendosura në kufijtë e tyre me Ukrainën.
Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, kërkoi: “Ju lutemi, le të kemi dhembshuri dhe mirëkuptim për ta.” Gjermania ka ofruar gjithashtu ndihmë humanitare për vendet në kufi me Ukrainën.