TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Berlinit ka nisur një hetim, pas videos që u bë publike ku një aktivist irlandez në një protestë pro-palestineze u godit dy herë në fytyrë nga një oficer.
Pamjet e postuara në mediat sociale treguan aktivisten, Kitty O'Brien, duke u goditur nga një oficer policie ndërsa u si pasojë u gjakos edhe në fytyrë.
Sipas mediave të huaja, tubimi u zhvillua në lagjen Mitte të kryeqytetit gjerman. Një zëdhënës i policisë së Berlinit konfirmoi se autoritetet ishin në dijeni të incidentit dhe tha se oficeri ishte identifikuar.
“Ne si polici e Berlinit po shqyrtojmë nëse oficeri veproi në mënyrë proporcionale dhe po e bëjmë këtë si pjesë të një hetimi penal nën dyshimin për lëndim trupor në detyrë”, tha zëdhënësi.
Aktivistët protestuan jashtë ambasadës gjermane në Dublin kundër Izraelit për vrasjen e gazetarëve palestinezë në Gaza.