BOTA, 1 Shtator 2023, 23:02

Ndërron jetë miliarderi Mohamed Al Fayed, babai i Dodi Al Fayed, që vdiq në aksident me Princeshën Diana

Ndërron jetë miliarderi Mohamed Al Fayed, babai i Dodi Al Fayed,

Biznesmeni egjiptian, Mohamed Al Fayed, ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare.

Vdekja e tij ka ardhur pothuajse 26 vjet pas aksidentit automobilistik në Paris, që i mori jetën djalit të tij të madh, Dodi, dhe Dianës, Princeshës së Uellsit më 31 gusht 1997.

Al Fayed lindi në Aleksandri dhe ishte djali i një mësuesi. Në vendin e tij të lindjes, ai lançoi biznesin e tij të transportit, para se të bëhej këshilltar i një prej burrave më të pasur në botë, Sultanit të Bruneit, në vitin 1966.

Kur u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 70, Al-Fayed u bashkua me bordin e konglomeratit të minierave, Lonrho në vitin 1975, por u largua nëntë muaj më vonë.

Në vitin 1979, ai bashkë me vëllanë e tij Ali, blenë Hotel Ritz në Paris.

Në vitin 1985, Al Fayed dhe vëllai i tij arritën të marrin nën kontroll qendrën tregtare prestigjioze, Harrods në Londër, për 615 milionë paund, duke e mbajtur në pronësi deri në vitin 2010. 

Vdekja e djalit të tij, Dodi, në aksidentin me Priceshën Diana, la gjurmë në pjesën e mbetur të jetës së Mohamad Al Fayed.