BOTA, 5 Korrik 2022, 17:42

Italia shpall gjendjen e emergjencës, thatësira mbulon vendin ndërsa lumi Po kthehet në një përrua

Italia shpall gjendjen e emergjencës, thatësira mbulon vendin

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në pjesë të mëdha të Italisë pas thatësirës dhe valës së të nxehtit që e ka kthyer lumin Po në një përrua, ndërsa Roma është mbuluar nga zjarret.

The Times raporton se urdhri i cili shpall gjendjen e emergjencës në pesë rajone veriore do të rezultojë në 36.5 milionë euro të shpenzuara për përmirësimin e furnizimit me ujë.

Rajonet e të cilat janë duke u përballur me thatësirën kufizohen me lumin Po, i cili ujit një të tretën e tokës bujqësore të Italisë. Fatkeqësisht, ky lum ka arritur në nivelin më të ulët të 70 viteve të fundit.

Një situatë e tillë ka ardhur pasi Italia arriti të ketë vetëm gjysmën e reshjeve normale vjetore të shiut, referuar të dhënave të deritanishme.

Me temperaturat që prekin 40 gradë Celsius, rajonet duke përfshirë Toskanën qendrore kanë vendosur të shpallin gjendje të jashtëzakonshme pasi niveli në liqenin Trasimeno të rajonit është gjithashtu duke rënë.

Reshjet e pakta të borës në dimër i kanë lënë akullnajat të pambrojtura nga dielli, çka ka shkaktuar që një pjesë e akullit në Marmolada në Dolomites të bjerë të dielën, duke shkaktuar edhe vdekjen e 12 alpinistëve, ndërsa tetë të tjera rezultojnë të zhdukur.

Kryeministri i Italisë Mario Draghi, ka deklaruar se tragjedia ishte e lidhur me përkeqësimin e situatës klimatike.

Pas shembjes së akullit, u krye evakuimi i shëpive të cilat ndodheshin poshtë akullnajës Planpincieux, e cila është pjesë e masivit malor Mont Blanc.

Ndërkohë gjatë kësaj jave parashikohen të ndodhin stuhi gjë që do të përkeqësojë edhe më tej situatën për fermerët, të cilët kanë humbur 3 miliardë euro në të korra për shkak të thatësirës këtë vit.

Situata do të përkeqësohet edhe më tej pasi stuhitë dhe tornadot shkatërrojnë fushat.