TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shifra në rritje të rasteve me koronavirus në Itali. Në 24 orët e fundit janë raportuar 132.274 raste të reja me virusin vdekjeprurës, ndërkohë që 94 persona kanë humbur jetën. Po ashtu mësohet se janë kryer 464.732 tampone.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, shkalla e pozitivitetit është rritur në 28.5%, pra 0.5% më shumë se të hënën.
Po ashtu, raportohet se edhe shtrimet janë rritur, ku 20 persona ndodhen në terapi intensive, ndërkohë 355 të tjerë në pavijonet e zakonshme. Sipas të dhënave, sot raportohet se janë shëruar 64.828 pacientë.