BOTA, 1 Dhjetor 2021, 19:57

Brazili në alarm pas identifikimit të rastit të tretë me mutacionin "Omicron" të koronavirusit

Brazili në alarm pas identifikimit të rastit të tretë me

Brazili ka regjistruar një tjetër rast me mutacionin "Omicron" të koronavirusit. Ky është rasti i tretë i shënuar në vend, ndërsa bëhet me dije se është identifikuar një 29-vjeçar asimptomatik.

29-vjeçari është diagnostikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Sao Paulos pasi ishte kthyer nga Etiopia.

Me regjistrimin e një rasti tjetër, autoritetet shëndetësore në Brazil janë vënë në alarm, ndërsa kanë vënë në pikëpyetje planet për lehtësimin e kufizimeve gjatë festave.

Ndërkohë ditën e djeshme dy misionarë brazilianë në Afrikën e Jugut u diagnostikuan me këtë variant në të njëjtin aeroport.

Sakaq qeveria ka njoftuar se do të rishikohen planet për të lehtësuar masat, për shkak të variantit të ri të përhapur.

Poll