TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sezoni turistik sapo ka startuar dhe qytetet bregdetare janë bërë pikat më të vizituara për të kaluar disa momente pranë detit. Çdo vit pushues nga vende të ndryshme vendosin të kalojnë momente të këndshme në det ndërsa mesa duket në Shëngjin sezoni turistik ka nisur me disa problematike të cilat i ka shqetësuar pushuesit.
Mësohet se prej një javë në Shëngjin është ndërprerë në mënyrë të vazhdueshme uji. Një pushuese ka publikuar pamje ku shpreh shqetësimin e saj në lidhje me situatën në Shëngjin. Ajo më tej shton se ndërprerja e ujit po përsëritet prej një jave në fashat orare 16:00 deri në mesnatë.
Në foto pushuesja paraqet çezmën ku nuk del asnjë pikë ujë ndërsa thotë se ka shkuar në Shëngjin me pushime. Ajo shton se kjo situatë tashmë ka nisur të përsëritet edhe paradite ku sot prej dy orësh nuk kanë ujë ndërsa ditët më përpara kanë qëndruar pa ujë nga ora 16:00 deri në 12 të natës.