BOTA, 14 Korrik 2024, 15:24

U plagosën në atentatin ndaj Donald Trump, dy personat në gjendje kritike për jetën, Shërbimi Sekret: Nuk refuzuam kërkesat për siguri shtesë

U plagosën në atentatin ndaj Donald Trump, dy personat në gjendje

Dy persona të cilit u plagosen gjatë atentatit ndaj Donald Trump janë në gjendje të rëndë shëndetësore, konfirmoi spitali ku ata ndodhen.

Autoritetet thonë se një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga të shtënat në Pensilvani.

Dan Laurent, nënkryetar i komunikimeve të korporatave në Rrjetin Shëndetësor Allegheny, konfirmoi që të dy po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm Allegheny në Pittsburgh.

Ndërkohë Shërbimi Sekret ka mohuar pretendimin se kërkesa shtesë për siguri është refuzuar.

Një zëdhënës i Shërbimit Sekret ka kritikuar “pohimin e pavërtetë” që një anëtar i ekipit të Donald Trump kishte kërkuar siguri të shtuar.

Anthony Guglielmi, shefi i komunikimit për Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara, tha se është “absolutisht e rreme” që burimet janë refuzuar.

Ai shtoi: “Në fakt, ne shtuam burime mbrojtëse dhe teknologji dhe aftësi si pjesë e rritjes së ritmit të fushatës elektorale.”