BOTA, 1 Maj 2023, 20:14

"100,000 viktima në pesë muajt e fundit", Shtëpia e Bardhë: Ofensiva në Ukrainën lindore ka dështuar

"100,000 viktima në pesë muajt e fundit", Shtëpia e

Shtëpia e Bardhë ka vlerësuar se Rusia ka pësuar 100,000 viktima në pesë muajt e fundit të luftimeve në Ukrainë.

Duke detajuar vlerësimet e fundit, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se SHBA beson se rreth 20,000 trupa ruse janë vrarë që nga dhjetori.

Gjysma e tyre janë nga grupi ushtarak privat Wagner, tha Kirby.

Vlerësimi bazohet në inteligjencën amerikane të sapodeklasifikuar, tha ai.

Ofensiva ruse në Bakhmut, në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, ka "ngecur" dhe "dështuar", shtoi Kirby.

Moska e ka përqendruar pushtimin e saj në rajonin e Donbasit muajt e fundit, veçanërisht në qytetin Bakhmut të Donetskut.

Megjithatë, mendohet se Bakhmut nuk është kapur plotësisht nga forcat ruse dhe ushtarët ukrainas kanë filluar kundërofensiva në zonë.