BOTA, 1 Maj 2023, 18:13

Vritet në Ukrainë vullnetari amerikan, miqtë: Po përpiqej të ndihmonte civilët të evakuoheshin

Vritet në Ukrainë vullnetari amerikan, miqtë: Po përpiqej

Një ish-marins amerikan thuhet se është vrarë në periferi të Bakhmut.

Cooper "Harris" Andrews u godit nga një mortajë më 19 prill, sipas CNN, duke cituar nënën dhe kolegët e tij në Ukrainë.

Ai u vra në të ashtuquajturën "Rruga e Jetës", një rrugë hyrëse në Bakhmut e përdorur nga ushtria e Ukrainës për të rifurnizuar forcat e saj dhe për të evakuuar civilët.

Një grup aktivistësh i quajtur Komiteti i Rezistencës, për të cilin Andrews punonte, tha se ish-marinsi ishte përpjekur të ndihmonte civilët të largoheshin nga qyteti.

Nëna e tij, Willow Andrews, i tha CNN se trupi i tij ende nuk është gjetur.

Ajo tha se ai u largua nga qyteti i tij i lindjes, Cleveland, Ohio, në nëntor dhe iu bashkua Legjionit të Huaj të Ukrainës.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se mund të "konfirmonte vdekjen e një qytetari amerikan në Ukrainë", por nuk dha një emër.