TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një burrë ka goditur me thikë të paktën katër persona në Marsejë këtë pasdite. Pas sulmit burri u qëllua për vdekje nga oficerët e policisë që shkuan menjëherë në vendngjarje.
Autori e nisi sulmin e tij pranë një dyqani në Portin e Vjetër të qytetit, një zonë e njohur për trafikun e drogës. Një dëshmitar okular, një banor i lagjes, u tha gazetarëve se policia mbërriti në zonë shumë shpejt.
"Ata u përpoqën ta arrestonin atë jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë dhe burri u përpoq të sulmonte një oficer policie me thikë. Oficeri i policisë po bërtiste: ndalo, ndalo", tha ai.
Ndërsa një dëshmitar tjetër tha se pa një burrë që mbante dy thika të mëdha. Sipas policisë, të plagosurit nuk janë në gjendje kritike për jetën. E gjithë zona është rrethuar nga policia dhe shërbimet në dy linja tramvaji janë pezulluar.