TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Karlo Bolino, pronari i ReportTv dhe Shqiptarja.com ka publikuar mesditën e sotme, disa foto të vitit 2017, të presidentit Ilir Meta me Xhevdet Troplinin, të cilit OFL i ka kërkuar burimin e pasurisë.
Në një tjetër foto, presidenti shihet pranë Altin Hajrit, pronar i kompleksit Golden ku dyshohet se është vrarë Jan Prenga.
Fotografitë duket se janë bërë në ditëlindjen e Lefter Kokës dhe këtë e ka konfirmuar edhe vëllai i deputetit, Nard Koka.
Por në lidhje me fotot e bëra publike nga Karlo Bolino ka reaguar ashpër dhe vëllai i Lefter Kokës, Nard Koka.
Nard Koka në lidhje me vërtetësinë e fotove tha:
Ty Karlo që ke nxjerrë fytyrën time aty me Ilir Metën, po të them që ajo është ditëlindja e Lefter Kokës, vëllait tim. Teri bën nga 10 ditëlindje në vit. Kujdes se do dali edhe b... jote nga Shijaku që ke marrë për gru te ditëlindjet e Terit, që ka hyrë e dalë 100 herë tek hoteli i Hajrave. Unë kam foto shumë Karlo, për ty dhe për ata që të paguajnë ty.