TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar sërish pas deklaratave të sotme të Taulant Ballës ndërsa reagimin e fundit e ka bërë këshilltari i këtij të fundit, Besjan Ajazi.
Ajazi publikoi një foto në të cilën pretendonte se Presidenti Meta kishte ndarë tavolinën me një anëtar të familjes Hajri.
“Më vjen keq për gjuhën që përdor në mënyrë të vazhdueshme zëdhënësi i Presidentit, ish-kolegu im Tedi Blushi dhe shpërdorimin e tij nga ana e Presidentit apo kushdo që i shkruan. Zoti President nëse sjellja juaj në këto kohë vjen nga dhimbjet që po shkakton OFL në botën e krimit atëherë po të themi mirë është të mos merresh me Hajrin se nuk ke për të bërë kurrë hajër. P.s. Foto e Presidentit Ilir Meta në Vilën “Golden” në Shijak, e sekuestruar nga OFL, në pronësi të grupit kriminal “Hajri”, shkruan Ajazi.
Ndërkohë Blushi është përgjigjur duke thënë se foto bie erë iceneratorësh duke e ftuar Ballën ta dërgojë në SPAK ta sqarojnë ata, meqë u jep edhe direktiva publike.
“Bashkë me të edhe bisedën e freskët tek zyra e ministrit për të ekstraduar të vëllanë nga Italia në Shqipëri! Bashkë me to trego edhe shokët e motrës!”, shkruan ndër të tjera Blushi teksa e parlajmëron se duhet të bëjë pak durim pasi nuk ka vrimë ku të futet.
“Ciu Ciu Tao Tao!
Sa për foton, bie erë iceneratorësh kjo flluskë e mjerë!
Por mos humb më asnjë sekondë!
Çoje direkt drejt SPAK-ut!
Bashkë me të edhe bisedën e freskët tek zyra e ministrit për të ekstraduar të vëllanë nga Italia në Shqipëri!
Bashkë me to trego edhe shokët e motrës!
Bëj durim Tao se nuk do gjesh as ti vrimë ku të futesh!
DËGJOJE prapë SOVRANIN dhe bëj durim! Me qetësi dhe drejtësi!”, shkruan Blushi.
https://www.facebook.com/blushited/videos/10158045377302760/