AKTUALITET, 24 Qershor 2020, 14:10

BDI: Naser Ziberi kandidati shqiptar për kryeministër në Maqedoninë e Veriut

BDI: Naser Ziberi kandidati shqiptar për kryeministër në


Naser Ziberi është kandidati për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ziberi është prezantuar nga BDI, ndërsa sot filloi zyrtarisht fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

Ziberi ka deklaruar se e pranoi këtë propozim pasi beson në idenë e kryeministrit të parë shqiptar.

“Unë thashë po sepse në çaste të vështira, në udhëkryqe të mëdha, njihen njerëzit që janë në gjendje të sakrifikojnë nga vetvetja për të mirën e popullit.. Thashë po se besoj në idenë e kryeministrit të parë shqiptar dhe jam i bindur se këtë detyrë do ta kthejmë në një shërbim për të gjithë qytetarët, në rend të parë ato shqiptarë por edhe për të gjithë të tjerët.

Kam qene ithtar i barazisë së shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë”, është shprehur Ziberi.

Naser Ziberi ka lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë të Shkupit, komuna e Sarajit.

Ai ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe aktualisht ushtron profesionin e noterit. Ziberi në të kaluarën ka qenë funksionarë i lartë i PPD-së.