BALLKAN, 23 Nëntor 2022, 09:48

Situata në veri të Kosovës heq nga axhenda e sotme të BE-së propozimin për liberalizimin e vizave

Situata në veri të Kosovës heq nga axhenda e sotme të

Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga axhenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Arsyet për këtë janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës.

Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve] nuk është ideale“, tha presicenda çeke e BE-së në njoftimin për shtyrje, shkruan REL.

Sipas saj, diskutimi për këtë çështje do të mbahet më 30 nëntor.