TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka deklaruar se për Bashkimin Evropian marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një mision i komplikuar.
Haradinaj tha se ky mision nuk ka një angazhim vendimtar. “Për BE-në besoj se ky është një operacion shumë i komplikuar dhe tërësisht i pamundur pa një angazhim vendimtar dhe të ketë rol udhëheqës ShBA-ja”, tha ajo.
“Tani pozicioni i BE-së është i njohur për Kosovën, prandaj mua më çudit kryeministri që zhgënjehet në lehtësuesin Borrell, duke u nisur nga një proces i thjeshtë liberalizimi i vizave dhe mënyra se si e ka menaxhuar BE-ja një proces kaq të thjeshtë e kaq teknik dhe si s’kanë mundur t’i realizojnë premtimet përgjatë këtyre 12 vjetëve.
Prandaj nëse nuk kanë pasur mundësi ta realizojnë liberalizimi n e vizave, si do të mund të arrijnë një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë? Për BE-në besoj se ky është një operacion shumë i komplikuar dhe tërësisht i pamundur pa një angazhim vendimtar dhe të ketë rol udhëheqës ShBA-ja”, tha Haradinaj për Klan Kosova.