BALLKAN, 14 Janar 2022, 18:33

Rezolutë parlamentare kundër referendumit të Serbisë/ Zbulohet nisma e Albin Kurtit, ja kur do të mbahet seanca e jashtëzakonshme

Rezolutë parlamentare kundër referendumit të Serbisë/

Me ftesë të kryeministrit Albin Kurti qeveria e Kosovës ka konfirmuar se më 15 janar do të mbahet seancë e jashtëzakonshme parlamentare që nis në orën 14:00, ku do të diskutohet për çështjen e referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Përmes një njoftimi për mediat, zyra e Kryeministrit bën me dije se në rend dite është diskutimi për këtë çështje e në fund nxjerrja e një rezolute të përbashkët.

Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës. Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e lartshënuar”, thuhet në njoftim.