BALLKAN, 14 Janar 2022, 16:56

COVID-19 në Greqi/ 72 viktima dhe mbi 19 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

COVID-19 në Greqi/ 72 viktima dhe mbi 19 mijë raste të reja

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 19,772 raste të reja me COVID.

Mediat greke bëjnë me dije se kanë ndërruar jetë 72 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 21,809, që prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht në intubim po trajtohen 679 pacientë, nga të cilët 565 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 560 pacientë, ndërkohë që mesatarja e 7 ditëve të fundit është 570.