BALLKAN, 9 Gusht 2025, 10:12

Prishtinë, arrestohen tre persona për drogë dhe armë zjarri

Prishtinë, arrestohen tre persona për drogë dhe armë zjarri

Mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:30 në Prishtinë, policia arrestoi tre persona kosovarë, pasi gjatë kontrollit u gjet një sasi e substancës narkotike.

Me urdhër të prokurorit, u bastisën banesat e të dyshuarve, ku u sekuestruan: një armë zjarri AK/47 me dy karikatorë dhe 73 fishekë, 20.02 gram marihuanë, 28 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe një peshore digjitale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit, tre të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet nga policia.