BALLKAN, 21 Korrik 2025, 15:43

“Po provokon incidente, do të ketë pasoja”, Kurti i përgjigjet Vuçiçit, u bën thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet drejt Serbisë

“Po provokon incidente, do të ketë pasoja”, Kurti i

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur akuzave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet drejt Serbisë.

“Shmangni udhëtimet drejt Serbisë, ka indikacione për ndalime arbitrare nga autoritetet serbe. Serbia po dëshmon se s’është e interesuar për normalizim. Kosova është vendosur për të garantuar dhe ruajtur sigurinë”, tha Kurti.

“Kurti po provokon incidente, i kemi informuar miqtë tani, por kjo do të ketë pasoja të paparashikueshme”, tha Vuçiç më parë gjatë një interviste për TV Pink.