BALLKAN, 19 Korrik 2025, 13:36

Përleshje mes dy grupeve në një lokal, përdoren gota qelqi, ndërhyn policia (Video)

Përleshje mes dy grupeve në një lokal, përdoren gota qelqi,

Një incident i dhunshëm ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në Lipjan, ku dy grupe të rinjsh janë përfshirë në një përleshje fizike.

Pamjet e publikuara tregojnë se gjatë konfliktit janë përdorur edhe gota qelqi, të cilat u hodhën në drejtim të njëri-tjetrit. Situata ka eskaluar shpejt, duke bërë që në vendngjarje të ndërhyjë policia për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo persona të ndaluar në lidhje me këtë ngjarje.