BALLKAN, 29 Nëntor 2022, 23:40

Parlamenti kroat miratoi buxhetin e parë në euro. Qëllimi, zbutja e pasojave të krizës

Parlamenti kroat miratoi buxhetin e parë në euro. Qëllimi, zbutja

Parlamenti kroat miratoi sot buxhetin e parë shtetëror në euro për vitin e ardhshëm.

Qëllimi kryesor i buxhetit është zbutja e pasojave të krizës, ruajtja e rritjes dhe zhvillimit ekonomik dhe ruajtja e sigurisë sociale, raportojnë mediat kroate.

Të ardhurat shtetërore janë planifikuar në vlerë prej gati 25 miliardë euro, shpenzimet 26.7 miliardë euro dhe deficit prej 1.6 miliardë euro ose 2.3 për qind e prodhimit të brendshëm bruto (PBB).

Në vitin e ardhshëm, inflacioni pritet të ngadalësohet nga 10.4 për qind e parashikuar për këtë vit në 5.7 për qind.

Rritja e shpenzimeve reflekton politikat e Qeverisë, në radhë të parë rritjen e mëtejshme të cilësisë së kujdesit social dhe mbështetjes për më të cenuarit, pastaj qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve, vazhdimin e zbatimit të masave demografike dhe vazhdimin e rindërtimit nga tërmeti.