BALLKAN, 1 Shtator 2023, 18:40

Parandalohet tragjedia në brigjet greke, roja bregdetare pikas varkën me emigrantë që rrezikonte mbytjen

Parandalohet tragjedia në brigjet greke, roja bregdetare pikas varkën

Një varkë me 24 emigrantë është shpëtuar sot nga mbytja, në brigjet greke, në ujërat e Samos. Ka qenë roja bregdetare që ka pikasur varkën ka njoftuar në kohë autoritetet.

Mediat greke bëjnë me dije se autoriteti Portual i Samos është vënë në dijeni në orët e mëngjesit të sotëm, për ekzistencën e një gomone me numër të madh emigrantësh, në zonën detare në verilindje të Samosit, pranë Kepit të Kotsika.

Një skaf patrullues ka shkuar menjëherë në zonë, ku ka pikasur varkën në fjalë, ka marrë njëzet e katër (24 ) të huaj (16 burra, 2 gra, 2 djem dhe 2 vajza) dhe i ka transportuar në portin e Malagarit, ku iu dorëzuan oficerëve të Departamentit të Policisë Samos, për t'u transferuar në KED/Samou.

Tre nga të mësipërmit u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm Samos për ndihmën e parë. Ndërkohë që një hetim paraprak po kryhet nga Autoriteti Portual i Samos, ndërsa varka është sekuestruar.