TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, një natë para takimit në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka bërë parashikime “apokaliptike”.
Gjatë një fjalimi të tij para qytetarëve, ai ka thënë se Lufta e III-të Botërore nuk është larg dhe se detyrë e tij është që ta shpëtojë Serbinë, raporton “Gazeta Express”.
Vuçiç ka thënë se serbët mund të përballen me pasoja demografike, juridike dhe të tjera, por qëllimi është që shteti serb të jetë i sigurt dhe të evitohen konfliktet dhe luftërat e të tjerëve.
“Kjo është detyra jonë e shenjtë. S’mund të më thuash mua se çfarë janë emocionet, që unë jam i pazemër. Është detyrë e imja të jem i ftohtë, që ta ruajë paqen për fëmijët tanë dhe të shpëtoj jetët e mijëra njerëzve. Do të këmbëngulë në këtë gjë”, ka thënë presidenti serb.